Arrestohet 38 vjeçarja që theri mësuesen në shkollën e Prishtinës

Kronikë e zezë

Arrestohet 38 vjeçarja që theri mësuesen në shkollën e Prishtinës

Më: 30 prill 2019 Në ora: 12:42
Ilustrim

Policia e Kosovës me anë të një komunikate konfirmon për therjen që ka ndodhur në shkollën “7 Marsi” në lagjen Kalabria.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në orën 10 e 30 ku është informuar për një përleshje në mes dy personave.

:Me të dal në vendin e ngjarjes policia konstaton se është lënduar me thikë A.P 49 vjeçare e cila është dërguar në QKU për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në komunikatë të Policisë.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar B. D, femër , 38 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si  dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorë në këtë rast.

  Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat