Një muaj paraburgim për personin që tentoi grabitje me armë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për personin që tentoi grabitje me armë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditëve të pandehurit T.V.

I pandehuri dyshohet se me datë 26 prill, rreth orës 14:59 minuat në Gjakovë, i maskuar, me pistoletë në dorë futet në filialin “Ria Capital” ndërsa, S.K. bënë roje duke e përcjell lëvizjet e qytetarëve dhe me këtë rast pasi i pandehuri T.V. futet brenda në lokal, i gjen të dëmtuarit A.S., P.H. dhe R.M., i cili u drejtohet me fjalët “qitni lekët”, “qitni lekët” me çka të njëjtit janë përgjigjur se nuk kemi para dhe pas alarmit i pandehuri largohet me armë në dorë, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri T.V. ka kryer dy vepra penale, “Grabitje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra këto të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i ikjes dhe në këtë mënyrë të pengoj hetimet, duke ndikuar te dëshmitarët dhe dëshmitë eventuale që mund të paraqiten si prova në procedurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat