400 mln euro kokainë, kush janë shqiptarët e arrestuar në Gjermani

Kronikë e zezë

400 mln euro kokainë, kush janë shqiptarët e arrestuar në Gjermani

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:41
Ilustrim

Pritet të zhvillohet në Gjermani një nga gjyqet më ‘luksoze’ të dhjetëvjeçarëve të fundit.

Quhet gjyq ‘luksoz’ pasi të akuzuar janë një grup shqiptarësh që kanë trafikuar më shumë se 1.8 ton kokainë me vlerë 400 milion euro.

Droga fshihej zakonisht në kutitë e bananeve, shkruan gazeta e mirënjohur gjermane Bild.

Gjyqi pritet të nisë në muajin qershor, ndërsa aksioni për kapjen e shqiptarëve u zhvillua në muajin prill.

Shqiptarët e arrestuar të cilët kanë dalë përballë Gjykatës së Landshut janë Emiljan H., 38 vjeç, Klajdi D., 25 vjeç, Dashamir N., 34 vjeç, Dario L., 22 vjeç dhe Alberto K., 40 vjeç.

Albert. K mendohet të jetë edhe koka e bandës.

Po sipas Bild, koka e bandës mbante të paktën 15 identitete të ndryshme.

Interesante është se në këtë çështje janë angazhuar 500 hetues, të cilët u vunë në gjurmët e bandës shqiptare.

Disa prej anëtarëve të bandës kishin mbërritur në Gjermani nga Shqipëria të armatosur. Ndërsa falë përgjimeve intensive u bë e mundur gjetja e selisë së bandës në Hamburg, kurse Albert. K u arrestua nga forcat speciale të landit të Bavarisë në një kafene.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat