Prindërit shqiptar në burg, goditën me thike djalin se nuk pranonin të dashurën turke

Kronikë e zezë

Prindërit shqiptar në burg, goditën me thike djalin se nuk pranonin të dashurën turke

Më: 1 maj 2019 Në ora: 21:48
Ilustrim

Një gjyq interesant po zhvillohet në Gjermani, ku ka marrë edhe vëmendjen e medieve vendase.

Prindërit shqiptar  të një djali 20 vjeçar, janë ulur në bankën e akuzuarve pasi kanë kërcënuar me vrasje të dashurën e djalit, ndërsa këtë të fundit e kanë plagosur  me thikë.

Gjyqi po zhvillohet në Essen dhe mësohet se prindërit e djalit nuk ishin dakord me të dashurën e djalit të tyre, prandaj kishin menduar ta vrisnin.

Gazetari Stefan Ëette shkruan se prindërit e djalit janë të paditur për vrasje dhe lëndime të rrezikshme trupore.

Të akuzuar janë shtetasit shqiptar Xhezmi. A dhe Lefterie.A

Por ajo që është më e çuditshmja është se e plagosur nuk ka mbetur e dashura, por djali i çiftit.

Ai u godit nga babai me një thikë kuzhine në rrugë, por shpëtoi falë ndërhyrjes së dy kushërinjve.

E dashura e djalit thuhet se është turke, ky është edhe shkaku pse prindërit e djalit nuk e pranojnë vajzën

Ata e kishin vendosur djalin e tyre përpara alternativës: Zgjidh, ose prindërit, ose atë!

Djali vendosi të qëndrojë me të dashurën dhe këtu nisën problemet.

Babai fillimisht e kërcënoi 20-vjeçaren me vrasje nëse nuk ndahej nga i biri.

Në një rast tjetër ai goditi me makinë mjetin e 20 vjeçares, Më pas erdhi sulmi me thikë ndaj të birit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat