Për 24 orë raportohen 3 raste për dhunë në familje, viktima gratë

Kronikë e zezë

Për 24 orë raportohen 3 raste për dhunë në familje, viktima gratë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 11:07
Ilustrim

Brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës janë raportuar 3 raste të dhunës në familje.

Në të tri rastet, raportohet se viktima janë femrat, respektivisht bashkëshortet e të dyshuarve.

Njëri prej rasteve raportohet të ketë ndodhur në Istog.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e huaj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa viktima dhe fëmijët e saj dërgohen në shtëpi të sigurt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërsa dy rastet e tjera kanë ndodhur në Prishtinë, ku të dyshuarit janë arrestuar për dhunë në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat