Këta janë të miturit që u theren me thikë në shkollë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Këta janë të miturit që u theren me thikë në shkollë në Prishtinë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Policia ka dhënë detaje për therjen e tre nxënësve me thikë në shkollën e Bujqësisë në kryeqytet. Plagë nga thika kanë marrë tre të miturit, dy prej tyre 17 vjeç dhe njëri 16 vjeç.

Për këtë rast policia është në kërkim të tre personave të tjerë.

“Sot rreth orës 16:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një shkollë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Në këtë rast janë lënduar tre persona:

A. A, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Sh. B, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

Sh. A, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët kanë marrë plagë nga arma e ftohët  (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor”, tha policia.

Po ashtu policia njofton se është në kërkim të tre personave të tjerë, lidhur me këtë rast.

“Si rezultat i kësaj policia ka arritur të identifikoj tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, përfundon policia.

***

Tre nxënës kanë marrë lëndime trupore nga thika brenda klasës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonalë të Prishtinës.

“Tre persona janë të lënduar në një shkollë në Prishtinë. Më vonë do të lëshojmë një komunikatë për media”, tha Ahmeti.

Ndërsa, burime brenda shkollës thanë se therja me thikë ka ndodhur brenda klasës gjatë pushimit të orarit mësimor.

“Policia është në shkollë. Një nxënës është në gjendje më të rëndë e dy të tjerë kanë pësuar më pak lëndime”, tha ky burim.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje.

Ndryshe, therje me thikë brenda shkollës “7 marsi” në Prishtinë ka ndodhur të martën. Por në këtë rast një nënë ka therur një mësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat