Policia raporton se në Mitrovicë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Sipas policisë katër të dyshuar derisa ishin duke gjuajtur me armë zjarri në shenjë, një plumb duke u goditur në guri është rikthyer me ç’rast ka goditur njërin pre tyre duke i shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa arma (pushkë ajrore me 250 copë fishekë –diabolla) është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.