Aksident i rëndë rrugor, një i vdekur dhe dy të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë rrugor, një i vdekur dhe dy të plagosur

Më: 3 maj 2019 Në ora: 11:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka humbur jetën, e ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur një fshatin Gjocaj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke regjistruar një viktimë dhe dy plagosur.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, e ndërsa gazetari i Report Tv Aldo Kozarja, ka mësuar se të plagosurit janë Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peqinit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Një nga të plagosurit e aksidentit sillet nga ambulanca në Spitalin e Peqinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat