Vrasja e dy kushërinjve në Laç, ngujohen familjarët e autorëve

Kronikë e zezë

Vrasja e dy kushërinjve në Laç, ngujohen familjarët e autorëve

Më: 4 maj 2019 Në ora: 08:03
Ilustrim

Pak ditë më parë, qyteti i Laçit u trondit nga vrasja e dy kushurinjëve Mikel dhe Jani Jushi.

Dy ditë pas ngjarjes tre autorët e vrasjes, vëllezërit Markel dhe Manuel Bushi si dhe kushëriri i tyre Vinçens Bushi, u vetëdorëzuan në Polici, por kjo mesa duket nuk i ka qetësuar familjarët e dy fiseve.

Mësohet se familja dhe të afërmit e fisit Bushi janë ngujuar në banesat e tyre për shkak të frikës së gjakmarrjes, siç e përcaktojnë dhe zakonet e kësaj zone. Kështu përveç pasojave fatale që la pas vrasja e dy kushërinjve Jushi, asaj i shtohet dhe frika e dy fiseve për përshkallëzimin e konfliktit dhe vazhdimin e gjakmarrjes.

Si ndodhi ngjarja dhe shkaku

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit. Sipas policisë konflikti ka qenë i çastit, por shkak ka qenë vëllai i vogël i Markel Bushit, Manueli i cili pas grindjes me dy kushërinjtë mori në telefon vëllanë e madh dhe kushëririn e tij Vinceskun.

Pas sherrit të nisur brenda në lokal, dy palët më pas kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, konflikti ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë u larguan me vrap. Por, autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Kelvin dhe Erion Jushin dhe i kanë qëlluar disa herë me pistoletë.

Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati në tentativë për të ikur, ndërsa tjetri në rrugë. Plumbat i kanë kapur disa herë ne trup kushërinjtë. Ata u dërguan në gjendje të rëndë për jetën në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por ndërruan jetë si pasojë e plagëve që morën.

Po sipas dëshmitarëve, policia ka shkuar 20 minua me vonesë në vendin e ngjarjes, edhe pse komisariati me lokalin ndodheshin shumë pranë. Ndërkohë që Kelvin Jani kishte një lokal në qytetin e Laçit. Ai bashkë me kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, njiheshin si njerëz të qetë, ndërsa lokali ku nisi debati frekuentohej nga persona me precedent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat