Tenton të largohet nga Rinasi me 26 mijë euro

Kronikë e zezë

Tenton të largohet nga Rinasi me 26 mijë euro

Më: 4 maj 2019 Në ora: 14:33
Parat

Paraditen e sotme u godit një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit. 

Policia e shtetit informoi sot se gjatë kontrollit  në vijën e dytë të  shtetasit J. S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit  Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën,  "i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit",

Shuma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve materialet do ti kalojnë  për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat