Digjet makina në Elbasan, ja dyshimet e para të policisë

Kronikë e zezë

Digjet makina në Elbasan, ja dyshimet e para të policisë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 07:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjet është djegur gjatë natës në lagjen "5 maji" në Elbasan. Sipas policisë nga zjarri është djegur pjesërisht makina në pronësi të shtetasit Xh.B.

Mësohet se mjeti ishte i parkuar në rrugë pranë banesës së pronarit.

"Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat