Një femër vjedh 23 mijë franga në Marmull të Gjakovës

Kronikë e zezë

Një femër vjedh 23 mijë franga në Marmull të Gjakovës

Më: 6 maj 2019 Në ora: 10:55
Ilustrim

Policia e Gjakovës ka marr informacion se ka ndodhur një vjedhje e rëndë në fshatin Marmull të Gjakovës.

Menjëherë Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se kishte të bëjë me vjedhje të rëndë në një shtëpi banimi me ç’ rast ishin vjedhur 23 mijë  franga zvicerane.

Sektori i hetimeve në Gjakovë pas një pune operativo - hetimore ka arritur të identifikojë dhe të arrestoj ë personin e dyshuar: B . P, femër  e lindur në vitin   1985.

Me urdhër të prokurorit të shtetit e dyshuara mbahet në ndalim policor ndërsa bazuar në faktet e gjetura policia do të ushtrojë kallëzim penal ndaj saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat