Arrestohen tre dyshuar për vjedhje në një shtëpi në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre dyshuar për vjedhje në një shtëpi në Mitrovicë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 11:32
Ilustrim

Policia në Mitrovicë njofton se kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Arrestimi i tre personave të dyshuar, njëri i moshës së mitur, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy javë më parë në Mitrovicë, ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi private, që ishte vjedhur një televizor, një frigorifer dhe vegla të ndryshme pune.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur disa nga gjërat e vjedhura të cilat do t’i kthehen pronarit.  

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat