Dy vjet burg për personin që u zu me rreth 23 kilogramë drogë

Kronikë e zezë

Dy vjet burg për personin që u zu me rreth 23 kilogramë drogë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë - Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit V.K.

Të pandehurin V.K, gjykata e shpalli fajtor për shkak se me datë 6 shkurt  rreth orës 13:50, në magjistralen Pejë – Mitrovicë, pikërisht në fshatin Staradran, Komuna Istog, me automjetin e marrë me qira, pa autorizim e me qëllim shitjeje transporton narkotik të llojit “Marihuan” me peshë bruto prej 26.371.3 kg, në atë mënyrë që gjatë patrullimit të policisë, të njëjtit vërejnë të pandehurin dhe e përcjellin në distancë prej 3 km ku në një moment edhe fillon të largohet me vrull, por pas një kohe të shkurtër ndalohet dhe pas kontrollimit të automjetit, në bagazh gjenden tetë (8) paketime të mbështjella me ngjitës izolues me ngjyrë kafe me substancë narkotike të llojit “Marihuan”.

Ndaj të pandehurit gjykata shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite, e në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pas shpalljes së aktgjykimit të pandehurit i është ndërprerë paraburgimi dhe i njëjti është lëshuar të mbrohet në liri dhe është detyruar që deri në përfundim të procedurës ta njoftoj gjykatën për çdo ndryshim të adresës.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat