Tentim-vjedhje në Klinë, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Tentim-vjedhje në Klinë, dy të arrestuar

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:32
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Dollc të Klinës, pas marrjes së informacioneve se në këtë lokacion janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, kur disa persona të dyshuar kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të disa personave të tjerë, të cilët ishin në vendin e punës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar personat e sulmuar, të cilët kanë bërë të ditur se personat e dyshuar kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një kompani.

Gjatë të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor në Klinë kanë arrestuar të dyshuarit G. G. (1985) dhe R. I. (1987), të cilët me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat