Një muaj paraburgim për të dyshuarin që u arrestua dhe i iku Policisë - Bota Sot
Një muaj paraburgim për të dyshuarin që u arrestua dhe i iku Policisë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që u arrestua dhe i iku Policisë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:30
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për një të dyshuar nga Peja, i cili ka kryer tri vepra penale.

Sipas Gjykatës i dyshuari më 2 gusht të vitit të kaluar  rreth orës 10:30, në Pejë, me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit – të miturit D.B, në atë mënyrë që pasi i pandehuri takohet me të dëmtuarin dhe ja kërkon një duks të markës “Adidas” ndërsa, i dëmtuari kishte refuzuar t’ia jap me arsyetimin se ishte pronë e tij, në atë moment i pandehuri e sulmon fizikisht, ku si pasojë të dëmtuarit i humbë vetëdija dhe i shkakton lëndime të lehta trupore.

Vepra e dytë penale është lajmërim i rremë pasi që i dyshuari më 6 maj të këtij viti rreth orës 00:59, në Stacionin Policor në Pejë, ka bërë lajmërim të rremë në atë mënyrë që përmes telefonit, në linjën emergjente të policisë 192, ka lajmëruar policinë se kinse në lagjen “Kapeshnica” në Pejë, është duke u djegur një shtëpi e banuar, në të cilën kishte edhe fëmijë, të cilin lajmërim e ka bërë tri herë radhazi, ku në bazë të lajmërimit në vendin e paraqitur kanë dalë shërbimi i zjarrfikësve të shoqëruar me policinë, të cilët nuk kanë vërejtur ndonjë zjarr, më pas i pandehuri i kontakton përmes telefonit prapë policinë duke u tallur dhe duke uu thënë se ka bërë hajgare me të njëjtit.

I njëjti pas  lëshimit të vendimit nga Prokuroria Themelore në Pejë për ndalimin e personit në fjalë, gjersa ishte në mbajtje të këtij urdhri arrin të arratiset nga ky institucion, në atë mënyrë që ditën kritike gjersa i pandehuri ishte në pritje të vendimit për caktimin e masës së sigurisë së të pandehurit në procedurë, arrin ta vë në lajthim policin që ishte në përkujdesje të tij duke kërkuar të shkojë në tualet dhe pasi kishte hy aty arrin ta hap dritaren në anën e pasme të objektit dhe ikë në drejtim të panjohur, ashtu që pas një pune operative nga hetuesit policor i njëjti është arrestuar dhe është sjellë në stacionin policor.

 Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor, lajmërim apo kallëzim i rremë dhe arratisje e personit të privuar nga liria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...