Deçan, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e ndodhur më 1989

Kronikë e zezë

Deçan, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e ndodhur më 1989

Më: 9 maj 2019 Në ora: 18:12
Ilustrim

Gjykata e Pejës ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vitit 1989 në Deçan.

H.Z dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.Z”, thuhet në komunikatë.

Ai dyshohet se më datë 20.10.1989, rreth orës 09:30 min, në Deçan, në afërsi të kanalit për ujitje, me dashje dhe nga hakmarrja e paskrupullt, së bashku me tani të dënuarin S.Z, e kanë privuar nga jeta të ndjerin Z.U, të moshës 25 vjeçare, në atë mënyrë që për shkak të rrahjes që kishte ndodhur me datë 12.06.1989 në fshatin Strellc i Epërm, Komuna Deçan, në mes të pandehurit dhe tani të ndjerit, me ç’rast i ndjeri e kishte goditur me dru të pandehurin, me ta vërejtur të ndjerin, pasi e përcjellin, i afrohen nga prapa dhe pasi i dënuari S.Z e kap për qafe, së bashku me të pandehurin H.Z e godasin me thikë në pjesë të ndryshme të trupit gjithsej 16 herë, nga të cilat goditje i ndjeri vdes në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat