Vodhën 20 mijë euro veturë dhe ari në Prishtinë, arrestohen dy persona - Bota Sot
Vodhën 20 mijë euro veturë dhe ari në Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Vodhën 20 mijë euro veturë dhe ari në Prishtinë, arrestohen dy persona

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Njësitet policore të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, janë arrestuar dy persona për një rast vjedhje të rëndë.

Rasti ka ndodhur me datë 09.05.2019 në Prishtinë, në rrugën “Lordi Bajron”, ku viktimës mashkull i është vjedhur një veturë e tipit Suzuki (vlera 12 mijë euro), si dhe stoli ari e gjësende të tjera që arrijnë vlerën rreth 6000 euro.

Puna e hetuesve policor lidhur me rastin në fjalë është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative janë arrestuar dy persona:

• R.B, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

• B.K, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pjesë e këtij operacioni ka qenë edhe bastisja e tri lokacioneve, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën dhe  gjësendet të cilat janë raportuar si të vjedhura.

I dyshuari R.B, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që i dyshuari i dytë, B.K, ndaj të cilit është iniciuar rasti “Pranim i mallrave të vjedhura”, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...