Shkodër/ Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Kronikë e zezë

Shkodër/ Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Më: 11 maj 2019 Në ora: 09:38
Ilustrim

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës. Sipas informacionit të policisë, shtetasi me inicialet M.P., 28 vjeç banues në Shkodër, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës Parë Dibër. Gjykata e ka dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal

Njoftimi i policisë:

“Forcat policore të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, lokalizuan dhe kapen shtetasin në kërkim M.P. 28 vjeç, banues në Shkodër

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër e cila e kishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës Parë Dibër me vendimin datë 15.02.2018 e ka dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal. Ky shtetas ju dorëzua strukturave të D.V.P. Dibër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat