Rrëmbehet dhe përdhunohet një vajzë e mitur në Tiranë

Kronikë e zezë

Rrëmbehet dhe përdhunohet një vajzë e mitur në Tiranë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 13:43
Ilustrim

Një vajzë e mitur është tërhequr në makinë nga një djalë i ri në Tiranë i cili më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Ngjarja bëhet e ditur nga burime policore të cilat thanë se kjo ndodhi dje në periferi të Tiranës.

Autori ka marrë nxënësen e një shkolle në periferi, rreth 13 vjeçe dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Policia nuk konfirmon nëse është arrestuar autori.

Në Shqipëri, marrëdhëniet seksuale me të mitur dënohen me shtatë vjet burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat