Abuzimi me të miturën në Tiranë, i riu: Më pëlqente, erdhi me dëshirë

Kronikë e zezë

Abuzimi me të miturën në Tiranë, i riu: Më pëlqente, erdhi me dëshirë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 13:43
Ilustrim

Pas arrestimit të 25-vjeçarit në Tiranë, Islam Xhaferi, i cili dyshohet se ka abuzuar me një minorene është zbardhur edhe dëshmia e tij dhënë për hetuesit të ngjarjes.

Ai ka mohuar që të këtë kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen, por ka shtuar se i pëlqente si fizik dhe ndaj e kishte ftuar në makinë.

“Me vajzën nuk kam abuzuar seksualisht. Me pëlqente si fizik dhe e ftova në makinë. Erdhi me dëshirën e saj. Kur shkuam në hotel e pyeta për moshën dhe kur e mësova se ishte e mitur i thashë të largohej.”-,mësohet të ketë thënë ai.

Nga ana tjetër, pretendimet e vajzës janë ndryshe. Ajo është shprehur se 25-vjeçari e ka bezdisur prej kohësh dhe këtë gjë ua ka treguar edhe familjarëve të saj, të cilët më pas kanë bërë edhe kallzimin në komisariat.

Mësohet se Islam Xhaferi një ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare në Kodër Kamëz, ka marrë në makinë një nxënëse të klasës së 7 të kësaj shkolle dhe e ka çuar më pas në një hotel ku dyshohet se ka kryer veprime me natyrë seksuale. Policia vijon hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat