Aksident në Pejë, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Aksident në Pejë, humb jetën një person

Më: 11 maj 2019 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Pejë, ka humbur jetën një 70 vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës, ku njoftohet e rreth orës 20:45, në rrugën “Eliot Engell” në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

“Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima). Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor.

Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat