I vodhën turistëve 200 euro, arrestohen 4 persona

Kronikë e zezë

I vodhën turistëve 200 euro, arrestohen 4 persona

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:41
Ilustrim

Policia e Devollit ka vënë në pranga 4 shtetas, nën akuzën e vjedhjes.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit D.A, 19 vjeç; S.P, 17 vjeç; K.A, 22 vjeç; R.Sh, 21 vjeç, banues në Bilisht dhe në fshatin Pilur, Devoll.

“Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në afërsi të qytetit të Bilishtit, dyshohet se kanë vjedhur me dhunë 200 Euro dhe 2 aparatë celularë dy shtetasve të huaj.

Ndërhyrja e Policisë bëri të mundur kapjen e arrestimin në flagrancë si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të tyre”,- njofton policia.

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat