Brezovicë, vetura vetaksidentohet – lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Brezovicë, vetura vetaksidentohet – lëndohen dy persona

Më: 12 maj 2019 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Para pak minutave në Brezovicë një veturë është vetaksidentuar, si pasojë e kësaj kanë mbetur të lënduar dy persona.

Këtë e bëri të ditur Agim Gashi, zëdhënës i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit.

Gashi tha se tha se të lënduarit janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Shtërpces për momentin.

“Para 20 minutave, një veturë e tipit “Jeep” është vetaksidentuar, kështu ka dalë nga rruga”.

“Të lënduar janë dy persona dhe për momentin janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Shtërpces”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat