Arrestohet shitësi i drogës në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohet shitësi i drogës në Pejë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për veprën penale blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:35, në rrugën “Lekë Dukagjini”, pasi gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime të vogla me drogë heroinë.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë i është gjetur dhe konfiskuar 64 paketime substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë dhe dy radiolidhje.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat