Arrestohen falsifikatorët e parave në Pejë - Bota Sot
Arrestohen falsifikatorët e parave në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohen falsifikatorët e parave në Pejë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:11
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë operacionit policor ‘100 euro’, ka arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parave, I. S. (1981) dhe F. B. (1993).

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 393 kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara prej 100 euro, vlera e të cilave arrin 39.300 euro. 

Me urdhër verbal të gjyqtarit, nga Gjykata Themelore në Pejë, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast janë sekuestruar 2 telefona celularë, një automjet i tipit Golf V ngjyrë e zezë me targa vendore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim personi I.S. dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa F.B. lirohet në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...