E shantazhoi të miturën me publikimin e fotove intime, arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj - Bota Sot
E shantazhoi të miturën me publikimin e fotove intime, arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj

Kronikë e zezë

E shantazhoi të miturën me publikimin e fotove intime, arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj

Më: 14 maj 2019 Në ora: 11:02
Ilustrim

​Hetuesit e njësitit të hetimeve të Stacionit policor të Ferizajt, kanë arrestuar 20-vjeçarin A.K., si të dyshuar për veprën penale të shantazhit ndaj viktimës femër të mitur.

Për disa ditë rresht, i dyshuari, përmes rrjetit social Facebook, në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar dhe shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash përndryshe do t’i publikonte disa fotografi intime të viktimës.

Të gjitha veprimet e hetuesve policor janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe i dyshuari është arrestuar në flagrancë derisa ishte duke i marrë 100 euro nga viktima.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti pas kompletimit do të procedohet në Prokurori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...