Vidhet vetura në parking, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Vidhet vetura në parking, arrestohet i dyshuari

Më: 14 maj 2019 Në ora: 11:15
Ilustrim

Policia njofton se dje pasdite një person ka lajmëruar në Polici se nga parkingu i është vjedhur vetura e tij.

Pas hetimeve të zhvilluara Policia ka arritur ta lokalizojë veturën dhe në momentin që aty ka ardhur i dyshuari, i njëjti është arrestuar.

 Tek i dyshuari janë gjetur një armë imituese (shkrepëse), tetë thika dhe një kapelë që së bashku me veturën janë konfiskuar. Pas ekzaminimit vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari i është dorëzuar njësisë nga Stacioni Policor në Shtime si i dyshuar për kryerjen e disa veprave tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat