Greqi, 31 vjeçari shqiptar arrestohet me 18 kg drogë e një shumë të konsiderueshme eurosh

Kronikë e zezë

Greqi, 31 vjeçari shqiptar arrestohet me 18 kg drogë e një shumë të konsiderueshme eurosh

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:36
Te gjeturat

Një 31 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

Policia sekuestroi rreth 16 kg kanabis të papërpunuar si dhe rreth 2 kg kanabis të përpunuar. Policia është në kërkim edhe të një bashkëpunëtori 47 vjeçar.

Shqiptari u arrestua në zonën e Patisias. Përveç sasisë së konsiderueshme të drogës që u gjet në banesën ku jetonte, policia gjeti edhe një shumë prej 29,950 eurosh, dy peshore elektronike, tre thika dhe materiale për paketimin e drogës.

I arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Athinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat