Policia flet zyrtarisht mbi aksidentin tragjik që erdhi nga lagështira dhe errësira

Kronikë e zezë

Policia flet zyrtarisht mbi aksidentin tragjik që erdhi nga lagështira dhe errësira

Më: 15 maj 2019 Në ora: 00:07
Pamje nga aksidenti

Policia e Shtetit foli sonte zyrtarisht mbi aksidentin tragjik që ndodhi pranë Kavajës në një rrugë kombëtare të zhytur në terr përjashtuar pjesëve ku ka ndonjë karburant apo biznes tjetër.

Rreth orës 22.30 në dalje të qytetit të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz marrë me qera, me targë AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret, ku shtetasja Lumturi Demrozi rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi Gentian Belba rreth 23 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat