Policia jep detaje të reja: 16 vjeçari i therur me thikë në gjendje të rëndë - Bota Sot
Policia jep detaje të reja: 16 vjeçari i therur me thikë në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje të reja: 16 vjeçari i therur me thikë në gjendje të rëndë

Nga: N.Sh Më: 16 maj 2019 Në ora: 00:17
Pamje nga video

Sonte ka ndodhur një përleshje mes disa të rinjve në Prishtinë, ku një person është në gjendje mjaft të rëndë, pas goditjes me thikë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes disa të rinjve.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se një person i moshës 16-vjeçare ka mbetur i therur me thikë.

Ajo për media ka treguar se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohe që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar një informatë për një rast të therjes me thikë. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ku dyshohet se një person (mashkull) 16 vjeç, ka pësuar lëndime nga arma e ftohte (thikë)”, ka thënë Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...