Fqinji plagosi një grua dhe rrahu vëllanë e saj, detaje nga rasti i djeshëm në Pejë

Kronikë e zezë

Fqinji plagosi një grua dhe rrahu vëllanë e saj, detaje nga rasti i djeshëm në Pejë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Situatë e tensionuar u krijua dje në fshatin Treboviq të Pejës, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti e plagosur një grua dhe u lëndua një burrë. E plagosura dhe i lënduari janë vëlla e motër mëson Gazeta Express. Për këtë rast policia ka arrestuar 55 vjeçarin B.K, bashkëfshatar i viktimave.

Arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra është konfiskuar nga Policia e Pejës. Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

E plagosura po trajtohet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, vëllai i saj pas trajtimit mjekësor është liruar nga spitali.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha se motivi i kësaj ngjarjeje nuk dihet ende dhe se prokuroria po punon në zbardhjen e këtij rasti.

“Dje në orët e pasdites si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person është plagosur, kurse një tjetër ka pësuar lëndime trupore. Në vend të ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i departamentit të krimeve të rënda së bashku me njësitet relevante policore. Për këtë rast është arrestuar dhe ndaluar një person i cili me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Viktimat e këtij rasti janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku i lënduar është liruar pas tretmanit mjekesor, kurse i plagosuri është duke vazhduar tretmanin mjekësor”, tha Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat