Shpërndanin kokainë e kanabis, arrestohen 4 persona

Kronikë e zezë

Shpërndanin kokainë e kanabis, arrestohen 4 persona

Më: 18 maj 2019 Në ora: 11:51
Kokainë

Policia ka vënë në pranga 4 persona që shpërndanin kokainë e kanabis. Arrestimet u bënë gjatë dy operacioneve antidroge në Tiranë. 

Ndërsa u proceduan penalisht dy persona.

Operacioni i koduar “ORËT E VONA”- Policia raporton se mori informacione në rrugë operative se në rrugën “Sulejman Delvina” në një  lokal 'Bar kafe',  persona të ndryshëm e frekuentonin duke pirë e shpërndarë  lëndë narkotike.

Gjatë kontrolloit në ambjentet e lokalit, që ishte marrë me qera dhe menaxhohej shtetasi A. B., u gjetën dhe sekuestruan 12 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë.

“Në momentin e kontrollit në lokal ndodheshin shtetasit me iniciale  A.B., A.K., E.M. dhe A.D., të cilët u shoqëruan në polici. Në përfundim të veprimeve u arrestuan shtetasit me inciale E.M., A.K., A.B., dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D, si dhe u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza kokainë, 4 aparate celular dhe  1 automjet,”-raportoi policia.

Në pranga ranë:

-A.B., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” .

-A.K., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal për lëndë narkotike, vjedhje, krime kundër personit dhe për armbajtje pa leje.

-E.M., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Ndërsa u procedua në gjendje të lirë menaxheri i lokalit, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzim Krimi”.

 Operacioni dytë -Ndërsa gjatë operacionit të dytë u kap në flagrancë në Laprakë shtetasi me iniciale L.B., të cilit gjatë kontrollit të ushtruar  në trup i është gjetur një sasi lënde narkotike  “Cannabis Sativa”.

“Pas një hetimi  u bë i mundur identifikimi i personit, që i shiti këtë sasi lënde narkotike shtetasit L.B.,  dhe ai është 21-vjeçari me iniciale R.T.,  lindur në Tiranë , i   dënuar më parë për “Vjedhje ”,”-raporton policia. “Shtetasi R.T, në momentin e shoqërimit  për në ambjentet e komisariatit të policisë kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë  duke i detyruar këta të fundit të bëjnë shoqërimin forcërisht të tij.”

Në përfundim të veprimeve u arrestua  21-vjeçari për veprën penale ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve”  dhe “ Mosbindja ndaj  urdhërit të punojësit të policisë të rendit publik “. Atij ju sekuestruan edhe një shumë lekësh të dyshuara si të përfituara nga shtija e lëndës narkotike.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë  ndaj shtetasit L.B, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet  në ngarkim të shtetasëve të mësipërm   do ti  kalojnë Prokurorisë   së  Rrethit Gjyqësor Tiranë  për  veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat