Peshkonin me dinamit, plagosen dy persona në Sarandë

Kronikë e zezë

Peshkonin me dinamit, plagosen dy persona në Sarandë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 13:06
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë paradites së sotme në Sarandë, teksa kanë qenë duke peshkuar me dinamit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në liqenin e Butrintit.

Shpërthimi i dinamitit artizanal, ka bërë që të mbeten të plagosur dy persona M.G., 58 vjeç dhe R.Ll., 45 vjeç.

Gjithçka ka ndodhur pasi nga shpërthimi i lëndës plasëse janë hedhur gurë drejt tyre, duke iu shkaktuar dëmtime të shumta.

Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Sarandës për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat