Policia serbe gjenë 18 mijë tabela “tramadol” dhe “trodon”, arreston dy persona - Bota Sot
Policia serbe gjenë 18 mijë tabela “tramadol” dhe “trodon”, arreston dy persona

Kronikë e zezë

Policia serbe gjenë 18 mijë tabela “tramadol” dhe “trodon”, arreston dy persona

Nga: F.B. Më: 20 maj 2019 Në ora: 11:03
Pamje nga arrestimi

Në një automjet të dyshimtë në “tapicerinë” e dyerve të automjetit “Golf 4” policia ka gjetur 18 mijë tableta “tramadol” dhe “Trodon”, ndërkohë që në bisedën nëse kanë diçka për doganë kanë thënë vetëm valixhe personale, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Doganierët në bashkëpunim me policinë në anën dalëse të kalimit “Batrovci” kanë evituar tentim kontrabande të mbi 18 mijë tabletave psiko-aktive kanë njoftuar administrata e Doganës.

Incidenti është  zbuluar më 18 maj kur zyrtarët e policisë kufitare kanë kontrolluar detajisht një automjet të tipit "Golf 4" me tabela zvicerane.

Me te nga Kosova drejtë Zvicrës kanë udhëtuar dy persona të kombësisë shqiptare, njëri me dokumente udhëtimi sllovene dhe tjetri me dokumente suedeze.

Paraprakisht në pyetjen e doganierëve ata kanë thënë se nuk kanë asgjë për të deklaruar përveç gjërave personale.

Por kontrolli i kryer nën pjesë e “tapicerisë” së dyerve ka zbuluar pako të mbështjella në të cilat kishte tableta me barna me lëndë psiko-aktive.

Pas nxjerrjes dhe numërimit është konstatuar se bëhet fjalë për rreth 18 mijë tableta "tramadol"  të prodhuesve slloven e maqedon dhe rreth 400 tableta "trodon" të prejardhjes serbe.

Rasti është në procedurë të mëtutjeshme nga Policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...