E përplasi treni, ndërron jetë në spital 16 vjeçari

Kronikë e zezë

E përplasi treni, ndërron jetë në spital 16 vjeçari

Më: 20 maj 2019 Në ora: 15:17
Ilustrim

Një aksident i rëndë hekurudhor me pasojë vdekjen e një të riunka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:00 në lagjen Nr.4 Durrës.

Mësohet se treni ka aksidentuar një nxënës të shkollës së mesme, i cili është dërguar në spital me urgjencë por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Samuel Kokomani. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të stacionit të trenit në Durrës.

Sipas dëshmitarëve 16-vjeçari ka qenë me kufje në vesh dhe nuk e ka dëgjuar trenin, e rrjedhimisht nuk ka mundur të largohet. Pas disa orëve në spital, 16-vjeçari ka ndërruar jetë me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar.

Grupi Hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat