Aktakuzë ndaj dy personave për 52.37 kg marihuanë

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj dy personave për 52.37 kg marihuanë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 17:08

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas i Serbisë, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga data 26 janar 2019.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.TH. dhe L.M., më 24 janar 2019, rreth orës 16.00, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Ponesh, pa autorizim, me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes kanë transportuar substancë narkotike të llojit marihuanë, në peshë prej 52.37 kg.

I pandehuri F.TH., pas një marrëveshje paraprake, e kishte marrë substancën narkotike nga një person i panjohur në Prizren, me ç’rast me automjetin e tij, të njëjtën në bazë të marrëveshjes është dashur ta transportojë deri tek i pandehuri L.M., i cili e kishte pritur në parkingun e Qendrës Tregtare ‘’ETC’’, në Gjilan.

F.TH., është ndaluar në fshatin Ponesh nga policia, ku në bagazhin e automjetit iu është sekuestruar substanca narkotike, ndërsa i pandehuri tjetër L.M., është arrestuar derisa ishte në pritje të substancës, tek i cili edhe janë gjetur të holla në shumë prej 2.000 euro, për kompensim në bazë të marrëveshjes.

Në këtë mënyrë, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat