Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, dy të plagosur

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, dy të plagosur

Më: 20 maj 2019 Në ora: 18:55
Ilustrim

Dy gra kanë mbetur të lënduara në një aksident të rëndë rrugor. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos.

Në aksident janë përfshirë dy makina, një Volsvagen me drejtues shtetasin M.M, 30 vjeç, me një makinë tjetër "Benz", i cili drejtohej nga një 25-vjeçar me inicialet A.G.

Pas përplasjes janë lënduar dy gra, njëra 77-vjeçe, me inicialet E.M, dhe 52-vjeçarja D.M.

Makina me pasagjeret ka dalë nga rruga dhe për pasojë përfundoi e përmbysur në kanal, duke lënë të lënduar edhe dy gra.

Mësohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar i një Benzit, dhe shoferi i automjetit tjetër ka devijuar për të shmangur përplasjen.

Gjithsesi, edhe pas kësaj manovre nuk është shmangur përplasja mes makinave.

Gratë janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë shërbimin shëndetësor, ndërsa Noa ka mësuar se për momentin janë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat