Arrestohet për tri vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohet për tri vjedhje

Më: 21 maj 2019 Në ora: 14:31
Ilustrim

Policia e Kosovës në Pejë, pas një pune operativo-hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin E.S. (19), nën akuzat se më 16.05.2019 në fshatin Vitomiricë ka kryer tri raste të vjedhjeve të rënda.

Si bashkëkryerës të këtyre veprave janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, identiteti i të cilëve është i njohur dhe janë në kërkim policor.

Pas intervistimit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë me urdhër të prokurorit shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat