Pesë të lënduar në një aksident komunikacioni në Gllarevë

Kronikë e zezë

Pesë të lënduar në një aksident komunikacioni në Gllarevë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 23:02

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në mbrëmjen e sotme, ku të lënduar kanë mbetur pesë qytetarë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila njofton se rreth orës 19:05, ka pranuar informacion për aksident komunikacioni më lëndime në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, në fshatin Gllarevë e Klinës, ku i përfshirë një automjet udhëtarësh (kombi).

“Menjëherë njësite relevante të policisë komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme policore. Në automjetin e përfshirë në ketë aksident lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar fillimisht në QMF Klinë për ndihmë fillestare dhe pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë.

Personat e lënduar janë një m / k /shqiptar (1997) dhe katër f/ k/ shqiptare 1995,96. Njëra nga të lënduarat, për shkak të lëndimeve serioze dërgohet nga Spitali Rajonal në Pejë për QKUK Prishtinë, një ndalohet në spital rajonal Pejë dhe tre të tjerët lirohen për në shtëpi, pas dhënës së ndihmës mjekësore.

Lidhur me të gjitha veprimet policore është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe sipas të dhënave preliminare, dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të mos respektimit-përshtatjes së shpejtësisë adekuate sipas rregullave dhe shenjave të parapara”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat