Arrest shtëpiak për personin që sulmoi policët

Kronikë e zezë

Arrest shtëpiak për personin që sulmoi policët

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:58
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit D.G.

I dyshuari më  20 maj rreth orës 14:20, në Pejë, ka sulmuar dhe kanosur seriozisht personat zyrtar në lidhje me detyrat zyrtare dhe atë dy zyrtarë policor pranë Stacionit Policor në Pejë, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit kishin shkuar për asistim sipas kërkesës së Inspektorëve Komunal, i pandehuri ka kundërshtuar shoqërimin e tij për në polici, po ashtu ka rezistuar arrestimin e tij e më pas i ka sulmuar me duar zyrtaret policor duke i kapur për fyti dhe për uniform ashtu që zyrtarët policor ndaj të njëjtit janë detyruar të përdorin forcë dhe pas arrestimit ka përdorë fjalë kanosëse ndaj të dëmtuarve “keni me ma pa sherrin, ka me ju vra”.

 Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Të pandehurit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një  muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat