Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Të mërkurën në mëngjes është arrestuar një person në Prizren pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave.

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 61 fishekë, me të cilën dyshohet se ka kryer veprën cekur”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat