Dënimin me burg nga Belgjika, Safet Bajri do ta vuajë në Shqipëri

Kronikë e zezë

Dënimin me burg nga Belgjika, Safet Bajri do ta vuajë në Shqipëri

Më: 24 maj 2019 Në ora: 07:18
Safet Bajri

Gjykata e Apelit në Shkodër ka njohur vendimin e dhënë nga drejtësia belge për shtetasin Safet Bajri, duke lënë kështu në fuqi dënimin me 8 vite e 9 muaj dhe 12 ditë burg për Safet Bajrin.

Ky i fundit është pjesë e grupit “Bajri” i arrestuar në shtator të vitit të kaluar ndërsa ka masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Safet Bajri u dënua në Belgjikë pas akuzave për “shfrytëzim prostitucioni” dhe grup i strukturuar kriminal edhe atje.

Sipas vendimit të drejtësisë belge, Safet Bajri është fajtor për shfrytëzimin për prostitucion.

Safet Bajri nuk do të mund të ekstradohet drejt Belgjikës për të vuajtur dënimin për shkak se Shqipëria dhe Belgjika nuk kanë një marrëveshje, por këto dy shtete kanë marrëveshje për njohjen e vendimeve ndaj "i forti" i Shkodrës do të duhet tashmë që për 8 vite e 9 muaj të qëndrojë në një burg të Shqipërisë, ndërsa vijojnë hetimet për të si i përfshirë në grupin Bajri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat