Qytetari gjen 25 granata dore e 11 mina në pronën e tij në Kaçanik

Kronikë e zezë

Qytetari gjen 25 granata dore e 11 mina në pronën e tij në Kaçanik

Më: 24 maj 2019 Në ora: 09:24
Ilustrim

Një qytetar në Kaçanik ka informuar Policinë se gjatë punimeve në pronën e tij kishte hasur në disa mjete të dyshuara eksploduese.

Njësia për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e 25 granatave dore, 11 mina anti-këmbësorike, tre detonator dhe një ndezës hundor për mortajë të dorës.

Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuar eksploduese dhe kanë filluar gërmimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat