Arrestohen dy rom në Obiliq, i sulmuan tre policë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy rom në Obiliq, i sulmuan tre policë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 09:25
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Obiliq, të cilët dyshohen se kanë sulmuar tre policë.

“Njësiti policor ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Rom pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raport.

Sipas policisë, tre zyrtar policor  kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat