Aktakuzë për një inspektor komunal në Prizren

Kronikë e zezë

Aktakuzë për një inspektor komunal në Prizren

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet F.G., në cilësi të personit zyrtar si Inspektor i Tregut, pranë Drejtorisë së Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.G., duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër dhe me atë rast me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij.

Kështu, i pandehuri F.G., në kundërshtim me Ligjin për Lojërat e Fatit, jep pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë, biznesit për lojëra të fatit “G.P.”, për njësinë në Prizren, e cila njësi është në afërsi 300 metra afër objektit fetar – Xhamisë.  Me këtë, biznesit në fjalë i sjell dobi duke i’a aprovuar kërkesën dhe duke e lejuar ta ushtrojë veprimtarinë e tij në këtë njësi deri me datë 28 korrik 2017 kur Divizioni për lojërat e fatit i ATK-së e mbyll këtë veprimtari.

Me këto veprime, i pandehuri F.G., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat