Shqiptari kapet me kokainë, dënohet me burg dhe 20 mijë euro gjobë

Kronikë e zezë

Shqiptari kapet me kokainë, dënohet me burg dhe 20 mijë euro gjobë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:21
Ilustrim

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasditen e djeshme, pasi u kap me një kilogramë kokainë të fshehur në makinë.

Shqiptari 45-vjeçar emri i të cilit nuk është bërë i ditur banon në Terni.

Ai ishte vënë  në shenjestër të policisë edhe në dy operacione të mëparshme të autoriteteve italiane, në vitet 2015 dhe 2017.

Gjykata e Apelit vendosi për shqiptarin dënimin  me 4 vite burg dhe 20 mijë euro gjobë, ndërsa mediat italiane shkruajnë se i arrestuari do ta vuajë dënimin në burgun e Sabbione në Terni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat