Shpëtoi nga rripi i sigurimit, zbulohet emri i shoferit shqiptar që ra nga 200 metra lartësi - Bota Sot
Shpëtoi nga rripi i sigurimit, zbulohet emri i shoferit shqiptar që ra nga 200 metra lartësi

Kronikë e zezë

Shpëtoi nga rripi i sigurimit, zbulohet emri i shoferit shqiptar që ra nga 200 metra lartësi

Më: 24 maj 2019 Në ora: 20:52
Ilustrim

Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur gjatë pasdites së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një furgon mallrash doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Shkumbin duke rënë nga një lartësi prej 200 metrash.

Për fat të mirë drejtuesi i furgonit ka mundur të shpëtojë falë rripit të sigurimit, çka ka bërë që të mos e marrë rrjedha e lumit.

Por nxjerrja e tij nga kabina e dëmtuar e mjetit ka qenë e pamundur.

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të specializuara që drejtuesi i mjetit të dilte nga makina.

Makina që ra në lumë mësohet se është me targë AA 195 JX.

Dhe drejtuesi i mjetit është identifikuar si Klajdi Murataj nga Tiranë.

Ai është transpotuar menjëherë në Tiranë, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Emri i tij është mësuar nga mjeti i indetifikimet, pasi ai nuk ka qenë në gjendje të flasë.

Deri më tani dyshimet e policisë janë se në furgon ka qenë edhe një person i dytë, që mund ta ketë marrë rrjedha,

Ndërkohë që Policia po bën krehjen e të gjithë zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...