Për katër muaj 6 vajza u trafikuan, u nxitën nga martesat e rreme

Kronikë e zezë

Për katër muaj 6 vajza u trafikuan, u nxitën nga martesat e rreme

Më: 26 maj 2019 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Gjendja ekonomike dhe sociale, niveli i ulët arsimor, dëshira për jetë më të mirë e martesa e rrejshme, po del të jenë vetëm disa nga shkaktarët kryesor të trafikimit me njerëz në Kosovë. Në statistikat e marra në Policinë e Kosovës, thuhet se viktima të trafikimit janë më së shumti personat nën moshën 18-vjeçare

Të hënën e 20 majit një person në Fushë Kosovë është arrestuar për shkak se ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”. Policia kishte bërë të ditur se viktima është intervistuar dhe pas intervistimit të saj, i dyshuari është arrestuar.

E ky nuk është rasti i vetëm i trafikimit me njerëz që nga fillimi i këtij viti e deri më tani. Në statistikat e dërguara Gazetës Express, policia thotë se që nga janari e deri në muajin prill janë identifikuar gjashtë viktima të trafikimit.

“Në periudhën Janar-Prill 2019 Policia e Kosovës përkatësisht DHTQNJ ka ngritur  gjashtë (6) kallëzime penale për veprën e trafikimit me njerëz, si dhe ka  identifikuar 6 viktima të trafikimit të cilat janë trajtuar sipas procedurave standarde të veprimit për viktimat e trafikimit”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërkaq policia thotë se ndër shkaktarët kryesorë të trafikimit me njerëz vlerësohen të jenë gjendja ekonomike dhe sociale, niveli i ulët arsimor, mungesa e kujdesit të duhur familjar dhe prindëror, dëshirat për jetë më të mirë si dhe martesat e rreme.

Në periudhën e njëjtë kohore, gjatë vitit të kaluar janë raportuar 12 raste të trafikimit me njerëz, ku janë identifikuar 15 viktima.

12 nga viktimat kanë qenë nën moshën 18-vjeëare ndërsa 3 mbi moshën 18-vjeçare. Nga 15 viktimat e identifikuara, 14 kanë qenë të gjinisë femërore dhe 1 i gjinisë mashkullore.

Përgjatë vitit 2018 janë raportuar 3 raste të dhunimit, ku 29 prej tyre janë kryer dhe 7 janë cilësuar si tentim.

Sulme seksuale të raportuara në polici kanë qenë 43, ndërkaq keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare kanë qenë 58 raste.

Përgjatë vitit 2018, në polici po ashtu janë raportuar raste të keqpërdorimit seksual duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, ku kanë qenë 2 raste. Viktima të mundësimit apo detyrimit në prostitucion gjatë vitit të kaluar kane qenë 18 persona.

Çka thotë Ligji për veprën penale “Trafikim me njerëz”:

Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë (5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.  Kur vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni kryhet në një perimetër prej treqind e pesëdhjetë (350) metrash nga shkolla apo mjedisi tjetër i cili përdoret nga fëmijët ose kur vepra kryhet ndaj personit nën moshën tetëmbëdhjetë vjet, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.

Kushdo që organizon një grup personash për të kryer vepër nga paragrafi 1. i këtij nenidënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) Euro dhe me burgim prej shtatë (7) deri në njëzet (20) vjet. Nëse vepra penale nga ky nen kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me: gjobë dhe burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet për vepër penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni; Gjobë dhe burgim së paku dhjetë (10) vjet për vepër penale nga paragrafi 3. i këtij neni.

Nëse vepra penale nga paragrafi 1.-4. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumëpersonave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Shprehja “trafikim me njerëz” nënkupton rekrutim, transportim, transferim, strehimose pranim i personave me anë të kanosjes ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, lajthimit, keqpërdorimit të pushtetit apo të keqpërdorimit të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies ose marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që ka kontroll mbi personin tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.

Shprehja ”shfrytëzim” ashtu siç është përdorur në nën-paragrafin 6.1. të këtijparagrafi, përfshin, por nuk kufizohet në, shfrytëzimin e prostitucionit të tjerëve, pornografisë ose formave tjera të shfrytëzimit seksual, lëmoshës, shërbimeve ose punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë, robërisë ose heqjes së organeve apo qelizave.

Rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose pranimi i fëmijës me qëllim tëshfrytëzimit konsiderohet “trafikim me njerëz”, madje edhe nëse kjo nuk përfshin asnjërën nga mjetet e përcaktuara më lartë në paragrafin 6.1 të këtij neni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat