Sulmon një femër, iu gjendet drogë në banesë

Kronikë e zezë

Sulmon një femër, iu gjendet drogë në banesë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 11:03
Ilustrim

Një femër nga Prishtina ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari e cila si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësiti policor në banesën e tyre ka gjetur dhe ka konfiskuar një qese me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë me peshë 14.8 gramë.

Të dyshuarit janë arrestuar, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’ është dërguar në mbajtje kurse e dyshuara femër për sasinë e substancave narkotike është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat